LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Nuk pranojmë pretendimet që gjuha maqedonase buron nga gjuha bullgare

Për kryeministrin Zoran Zaev nuk janë të pranueshme pretendimet se gjuha maqedonase buron nga gjuha bullgare.

I pyetur se si i komenton shkrimet e portalit “Politico”, ku thuhet se ka kompromis nga pala bullgare, sipas të cilës Këshilli Ambasadorëve ka arritur marrëveshje, ku Bullgaria nuk do të bllokojë Konferencën Ndërkombëtare të Maqedonisë me BE-në dhe do ta njohë identitetin maqedonas, por që sipas tyre Maqedonia e Veriut duhet të pranojë “të vërtetën historike”, që identiteti maqedonas është i bazuar në atë bullgar.

“Nuk është e pranueshme”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion për asnjë marrëveshje ose kompromis për çfarë shkruan portali nga Brukseli.

Informacione rreth shkrimit të portalit belg nuk kishte as presidenti Stevo Pendarovski, i cili tha se nuk komenton shkrimin që ende nuk e ka lexuar.

Ndërkohë, ish-kryeministri suedez Carl Bildt ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter duke thënë se diplomatët e BE çbllokuar rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close