
Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se gjatë natës kanë kryer sulme ajrore në disa zona të Libanit jugor, duke thënë se kanë goditur militantë dhe infrastrukturë të Hezbollahut.
Sipas The Times of Israel, sulmet janë pjesë e një përgjigjeje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Nga ana tjetër, Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit raportoi se të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga këto sulme ajrore.



