
Kryeministri Zoran Zaev gjatë mbërritjes së tij në Samitin e parë të NATO-s në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme e Aleancës, deklaroi se vendi është plotësisht i përkushtuar në mbrojtjen kolektive, informon korrespondentja e MIA-s ng Brukseli.
“Ky është Samiti i parë i NATO-s në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme me 30 vende anëtare, ky është sukses i madh edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për NATO-n. Anëtarësimi në NATO ishte realizim i qëllimit tonë strategjik, ndërsa Aleanca e përmirësoi stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaevi, i cili e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Samit, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe ministrja e Mbrojtje, Radmilla Shekerinska.
Kryeministri shtoi se Maqedonia e Veriu është e përkushtuar në ndërtimin e Ballkanit Perëndimor të shekullit 21, si rajon i stabilitetit dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.





