LajmeMaqedoniTopLajm

Xheladin Murati i kthen përgjigjen ministrit të financave Fatmir Besimi

Pedagogu dhe akademiki Xheladin Murati, sot përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se “Stimulimi dhe paga e mësuesve i takon qeverisë dhe politikës arsimore. Kjo që sot ndodh me mësuesit, të cilët kërkojnë rritje page është e arsyeshme sepse ata meritojnë më shumë. E pa pritur është sjellja e qeverisë, befasia, vërtet ka të bëjë me fenomenin e nënvlerësimit të profesionit të mësuesisë”, shkruan TOP24.
Xheladini më tej shkruan se “Refuzimi i kërkesave të mësuesve nga ana e qeverisë zbulon disfatën morale e politike të saj dhe nga ana tjetër disfatën shpirtërore të mësuesve. Këtu alogjikja merrë formë logjike.”
Ndryshe para disa ditësh ministri i Finacave, Fatmir Besimi përmes një kolumne atakoi mësimdhënësit të cilët janë hedhur në greve duke shkruar “Se për rroga më të larta mësuesit duhet të punojnë më shumë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close