LajmeMaqedoniTopLajm

Nedellkov po ushtrohet presion nga pushteti

Sot SAShK-u, ka hyrë në ditën e shtatë të grevës. Sipas kreut të kësaj Sindikate, tashmë kanë filluar edhe sulmet e ashpra ndaj grevistëve dhe kryesisë së SAShK-ut. “Nëse mendoni se mund t’i lëkundni grevistët dhe shpresoni se do ta ndërpresin grevën, që është vendimi i tyre personal, gënjeheni shumë. Uniteti është si kurrë më parë, justifikimi i kërkesave gjithashtu. Pra, kot e keni”, shkroi mbrëmë në Facebook Ndellkov.

“Tentativë për diskreditim personal dhe kolektiv të kryesisë së SASHK-ut. Me tekste të porositura në portale të caktuara bëhet përpjekje të fitohet mosbesimi te udhëheqësia dhe tentativa për t’i dhënë fund grevës. Diskreditimi kolektiv është në drejtim të përpjekjes së pushtetarëve që të paraqesin para opinionit se kryesia e SAShK-ut nuk e pranon 10 përqindëshin e ofruar për interesa personale?! Pa asnjë argument, ata lehtë akuzojnë dhe ofendojnë, ndonëse disa herë gjatë negociatave u është thënë shumë qartë se të gjitha vendimet e marra nga kryesia e SAShK-ut (Këshilli i SAShK-ut), janë marrë pas deklaratës paraprake të anëtarëve të SAShK-ut. Kështu iste edhe këtë herë, çfarë është është diskutabile këtu? Sipas zyrtarëve qeveritarë, këshilli duhet të kishte marrë një vendim ‘të arsyeshëm’, duke injoruar 95 për qind të antarësisë”, tha Nedelkov në një postim në Facebook.

Siç shton Nedelkov, media të caktuara dhe përfaqësues qeveritar po tentojnë të shtrojnë tezën se fajtor për grevën dhe ndërprerjen e mësimit është SASHK-u. Kërkesa e Qeverisë, shton Nedelkov, është që fillimisht të ndërpritet greva, e më pas të negociohet.

“Ky nuk është një shantazh klasik? Ju kërkoj të ndaloni presionin që po ushtroni ndaj nesh dhe partiakëve tuaj. Këtë herë, kuptoni mesazhin që po ju dërgojnë me mosbindje. Kësaj radhe bëhet fjalë për ekzistencën e tyre dhe për kthimin e dinjitetit të profesionit që përfaqësojnë”, ka shkruar Nedelkov në statusin e tij në Facebook.

Siç theksoi ai, pas grevës së SASHK-ut qëndrojnë 25 mijë anëtarë, por edhe persona që nuk janë anëtarë të Sindikatës, të cilët, siç shton ai, pavarësisht nga përkatësia sindikale, partiake, fetare, kombëtare dhe çfarëdo përkatësie tjetër, krah për krah, janë në grevë së bashku për të drejtat sociale dhe ligjore, duke i besuar udhëheqjes së SAShK-ut.

Ndërkohë, duke folur për vazhdimin e grevës nëpër çerdhe dhe shkolla, gjegjësisht se SASHK-u e ka refuzuar ofertën për rritjen e pagave të arsimtarëve për 2.500 denarë, ministrja e MPPS-së Jovana Trençevska tha se sindikata u ka treguar se “vetëm paratë kanë rëndësi”.

“Duket qartë që për SAShK-un të rëndësishme janë vetëm paratë. Nuk flasin për promovimin e të drejtave të punonjësve, kushteve të punës apo zhvillimit të karrierës. Ne po flasim për këtë dhe së shpejti do të ketë ligj. Por në takimet me sindikatat e vetmja gjë që u fol për harmonizimin e pagave me pagën minimale”, theksoi Trençevska.

Trençevska thotë se e drejta në grevë është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe me marrëveshjet kolektive për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve. Ajo është decide se punëdhënësi i paguan kontributet, por neto pagën e secilit të punësuar ta paguaj SASHK-u.

Në fund, ministrja theksoi se retorika e sindikatës dhe opozitës është e njëjtë, por megjithatë thotë se nuk dëshiron të besojë se greva është e motivuar politikisht.

Në reagim ndaj grevës së SASHK-ut, Lidhja socialdemokrate përmes një komunikate mëngjesin e sotëm tha se në këtë situatë kryesia e SAShK-ut është përgjegjëse që nxënësit nuk e ushtrojnë të drejtën e tyre në arsim, duke shtuar se e drejta në grevë është e garantuar edhe me Kushtetutë, njësoj si e drejta për arsimim.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM propozoi propozim konkret për rritjen e pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve për 10 për qind ose mesatarisht mbi 2500 denarë. Me refuzimin e kësaj oferte, SASHK vazhdon shantazhet në dëm të procesit arsimor të nxënësve dhe vë interesat personale para interesave të fëmijëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Fakti që SASHK mendon se nuk mjafton 10 për qind apo rritja e pagave prej 2500 deri në 3000 denarë, shtuan nga kjo parti, nuk mund të konsiderohet qëndrim i arsyeshëm por presion, që e bën të qartë se SASHK-u i vë interesat personale para atyre të fëmijëve.

“Nga viti 2017 e deri më sot, LSDM ka rritur pagat për 21 për qind. Me këto 10 për qind shtesë do të nënkuptonte rritje prej 31 për qind, që nuk i mjafton SASHK-ut në kushtet e krizës ekonomike globale. Për krahasim, nga viti 2011 deri në vitin 2016 në kohën e VMRO-DPMNE-së, pagat në arsim janë rritur vetëm për 4 për qind. Kryesia e SAShK-ut duhet të përgjigjet se pse atëherë nuk ka pasur shantazhe për paga kaq të vogla”, shtuan nga kjo parti.

Ndryshe, prej më 11 prill SASHK ka filluar grevën në çerdhe dhe shkolla, pasi Qeveria nuk i ka rritur rrogat e mësimdhënësve dhe edukatoreve pas rritjes së rrogës minimale.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close