Showbiz

“X5” e Gjikos dhe Melindës renditet e para si një ndër këngët më të popullarizuara në YouTube

Artistët e njohur të skenës shqiptare, Gjiko dhe Melinda Ademi, të dielën publikuan projektin e tyre të ri muzikor.

“X5” mban titullin kënga e tyre e re, e cila në platformën YouTube ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve.

Duke qenë se për vetëm dy ditë ka bërë bujë gjithandej, ky projekt ka zënë vendin e parë në kanalin e lartpërmendur – derisa është kënga më e popullarizuar në Shqipëri.

Në postimin e ndarë, shihet se “X5” nga Gjiko dhe Melinda renditet në vendin e parë, më pas Tayna me projektin e ri “Qe qe”, në vendin e tretë Vinz dhe Stealth me “Hood Life 2”, e krejt në fund “Puerto Rico” e S4MM dhe Noizyt.

Përveç në trojet shqiptare, kënga e re e dyshes është bërë ‘trending’ edhe në vende të tjera – duke u dëgjuar në masë të madhe.

Edhe këtë herë, Gjiko dhe Melinda kanë dëshmuar se janë një ndër reperët më të pëlqyer në skenë dhe projektet e tyre shndërrohen gjithnjë në hite. 

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close