
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut Kaltrina Zekolli Shaqiri përmes një postimi në profilin e saj ka publikuar një statistikë ku Maqedonia ka shënuar një rritje rekord të turizmit përmes trafikut ajror, duke u veçuar si një nga historitë më të suksesshme të rajonit edhe në kushte të sfidave ekonomike globale. Ky rezultat është njohur edhe në analizën e Bankës Botërore për zhvillimin e turizmit, shkruan Top24
Sipas të dhënave të publikuara nga Zekolli Shaqiei, me një rritje vjetore prej 40 për qind të numrit të pasagjerëve në mbërritje, Maqedonia renditet si vendi me rritjen më të madhe në Evropë dhe Azi Qendrore.
Ky sukses i atribuohet politikave për subvencionimin e linjave të reja ajrore, të cilat kanë kontribuar në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve, tërheqjen e turistëve të rinj dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik përmes sektorit të turizmit.
Rritja reflektohet edhe në punën e Aeroportit të Ohrit, ku vetëm gjatë një dite janë shërbyer në mënyrë rekord mbi 3.000 pasagjerë, një arritje e konsiderueshme për kapacitetet e këtij aeroporti.
Autoritetet kanë bërë të ditur se investimet në trafikun ajror dhe zhvillimin e turizmit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me synimin për të forcuar më tej pozicionin e Maqedonisë si një destinacion tërheqës turistik.
Postimi i plotë:



