LajmeTeknologji

WhatsApp sjell veçorinë e re për mesazhet zanore

WhatsApp vazhdon të testojë veçori të reja. Në një status në “Twitter” kompania njoftton përdoruesit se tashmë do u lejohet t’i dëgjojnë mesazhet zanore përpara se t’i dërgojnë ato. Kompania në pronësi të Meta tha se ky funksion tani është i disponueshëm në të gjitha platformat duke përfshirë iOS, Android, ueb dhe desktop.

Procedura është e thjeshtë, ju filloni regjistrimin duke shtypur ikonën e mikrofonit dhe duke tërhequr gishtin lart. Kur të keni përfunduar regjistrimin, shtypni stop dhe më pas luani. Nëse jeni të kënaqur me përmbajtjen, klikoni dërgoni. Është interesante që Facebook Messenger dhe Instagram nuk e kanë një opsion të tillë, por kjo nuk do të thotë se edhe edhe keto platforma nuk do të mund ta kenë kët veçori në të ardhmen. Ashtu si me përditësimet e tjera, do t’ju duhet të prisni disa ditë që aplikacioni të përditësohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close