LajmeMaqedoniTopLajm

Vullnet Murseli: Gjaku i dëshmorëve është i shenjtë dhe kujtimi për ta duhet të jetë çdo ditë

Ish kandidati për kryetarë komune të Tetovës, Vullnet Murseli përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar me rastin 5 Majit Gjaku i dëshmorëve është i shenjtë dhe kujtimi për ta duhet të jetë çdo ditë shkruan Murseli, përcjellë TOP24.
“5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit.
Gjaku i dëshmorëve është i shenjtë dhe kujtimi për ta duhet të jetë çdo ditë, dhe jo vetëm sot, dhe sidomos jo vetëm kur politikanëve ju duhen vota.
Ata dhanë jetën e tyre, lanë më të dashurit e tyre për të vdekur për një ideal i cili nuk duhej nëpërkëmbur nga askush.
Derisa i kujtojmë me krenari dëshmorët e kombit, do i kujtojmë me përbuzje dhe nënçmim të gjithë ata që shkelën mbi gjakun e tyre.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close