
Në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme është takuar me Mathew Palmer, Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, dhe me Miroslav Lajçak, të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Vuçiq pas takimit ka thënë se ata kanë folur për tema të rëndësishme, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nesër do të zhvillojnë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut me Josep Borrell përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri.