LajmeMaqedoniTopLajm

Vrasje në kazino, humbi jetën një person nga Haraçina

Viktima edhe i dyshuari kishin ardhur së bashku në kazino, kanë luajtur në aparatet, e më pas ka nisur zënka. Këto janë disa detaje që u bënë publike nga Prokuroria Themelore Publike që kishte bërë ekspertizë në vendin e vrasjes.

Sipas MPB-së, viktima është 46-vjecar me iniciale N.A nga Haraçina e Shkupit. Prokuroria thotë se ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur së bashku me dorasin kanë mbërritur në kazino.

“Pasi ka nis zënka, i dyshuari ka gjuajtur disa herë në drejtim të viktimës, e më pas e ka goditur në kokë me revolen. Një kohë kanë luajtur në aparatet, e më pas viktima ka nisur të zihet me një nga personat që kanë qenë bashkë në kazino. Dy të tjerët janë përpjekur t`i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë revolen dhe disa herë ka gjuajtur në drejtim të të dëmtuarit. Më pas në kokë e ka gjuajtur me kundakun e revoles. Viktima ndërroi jetë në vendngjarje. Po punohet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit që dyshohet se ka kryer vrasjen” – thonë nga PTHP

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion. Janë siguruar edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë së objektit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close