LajmeMaqedoni

Vrasja në Çair, paraburgim për 48 orë ndaj 5 personave

Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, është caktuar paraburgim prej 48 orësh për 5 persona të përfshirë në përleshjen me armë zjarri në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbi jetën një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Nga prokuroria njoftojnë se kundër këtyre persona, për momentin ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë qenë të përfshirë në veprat penale vrasje dhe tentim për vrasje. Nga atje nënvizojnë se pas sigurimit të plotë të dëshmive, prokuroria do të njoftojë më tej për rrjedhën e procedurës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close