LajmeRajon

Mbeti i plagosur pas aksidentit te rrethrrotullimi në TEG, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas aksidentit të rëndë në rrethrrotullimin e TEG-ut.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere, ndërsa tjetri u konfirmua vdekur në vend.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy personat që udhëtonin në betoniere, ishin të huaj dhe se kishin mbërritur në vendin tonë me kontrata pune.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shoferi i Audi-t, Roland Nuri, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël.

Related Articles

Back to top button
Close
Close