
Pavarësisht kritikave, Kuvendi miratoi emërimin e anëtarëve të rinj të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Fronti Evropian kërkoi të shtyhet pika, deri në vendimin e Komisionit Antikorrupsion megjithatë kërkesa nuk u pranua. Shtatë anëtarët e rinj të Agjencisë së mediave kishin marrë paraprakisht pëlqimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, LSDM-së dhe ZNAM-it në Komision. Anëtarët e rinj pritet të jenë Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Afrona Vërzivoli, Nafije Selmani, Cvetanka Minovska, Gordana Majnova. Për disa prej tyre pati akuza për afërsi dhe aktivite politike dhe për mungesë kualifikimi. Procesi mori kritika edhe nga ndërkombëtarët. Komisioni Antikorrupsion ka hapur lëndë për të vlerësuar mënyrën e përzgjedhjes së tyre.
Lidhur me situatën e krijuar në komision kur ne u paragjykuam se duhet të presim fundin apo epilogun e përzgjedhjes së kandidatëve për të mos u paragjykuar se si mund të zhvillohet, ja ndodhi që ditëve që kaluan pati reagime të ashpra përfshirë edhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe ata vendase”, deklaroi Ilire Dauti, Fronti Evropian.



