
Një 33-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas policisë, babai 58-vjeçar kishte denoncuar se djali e kishte sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.
“I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurë penale”, thuhet në njoftim.



