Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur.
Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Ranillug me datën 05.05.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në Ranillug.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool”, thuhet në njoftim.