LajmeMaqedoniTopLajm

Votohet edhe në Çair të Shkupit, Dashi: Kemi votues që votojnë vetëm për zgjedhje parlamentare

Të gjitha vendvotimet në Çair të Shkupit janë hapur me kohë, procesi i votimit deri tani po rrjedh pa probleme. Kryetari i vendvotimit 2886, Fatmir Dashi tha se nuk kishte asnjë problem me fingerprint, ndërsa ka raste që votohet vetëm për zgjedhjet parlamentare.

“Po, ne si komision e kemi për detyrim që t’i pyesim se për çfarë zgjedhje po votojnë, nëse votojnë vetëm për parlamentare, japim për parlament, ngase një herë kalohet në fingerprint, nuk mundet për herë të dytë. Andaj, kemi votues që votojnë vetëm  për zgjedhjet parlamentare dhe jo edhe për kryetar”, theksoi Dashi.

“Deri tani kemi pasu 12 veta që kanë votuar. Kemi pasur ashtu raste, ishin vetëm 3 deri tani”, tha Fevzie Mjaku Uzairi, kryetare e vendvotimit 2876.

Related Articles

Back to top button
Close
Close