LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Populli është ngritur në këmbë, të gjithë me Ali Ahmetin dhe UÇK-në

Duke u nisur nga fushata anti- UÇK, e  udhëhequr nga VMRO-DPME-ja dhe mbështetjes së të njëjtës edhe nga partnerët shqiptarë opozitarë, zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar se populli është ngritur në këmbë, i madh e i vogël, burrë e grua, të ri e të moshuar, djem e vajza, të gjithë me Ali Ahmetin dhe UÇK-në.

Sipas Grubit, sonte të gjitha lagjet janë përplotë me njerëz që mezi presin që nesër të rreshtohen në vijën e parë të frontit!

“Populli në këmbë, i madh e i vogël, burrë e grua, të ri e të moshuar, djem e vajza, të gjithë me Ali Ahmetin dhe UÇKnë. Sonte të gjitha lagjet tona janë përplotë me njerëz që mezi presin që nesër të rreshtohen në vijën e parë të frontit! Ju dua shumë dhe ju faleminderoj pafundësisht për këtë përkrahje të madhe!VOTO 4 🗣️ JO Rusisë, PO Europës! 🤝 Një Kryeministër për të gjithë 📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike”, ka shkruar Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close