BotaLajme

Von der Leyen letër Sanchez: Duhet bërë më shumë për të mbrojtur kufijtë nga emigracioni i paligjshëm

Duhet bërë më shumë për të forcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian në pikat më të ndjeshme, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

Në letrën e datës 3 gusht, Presidentja e Komisionit përsërit mbështetjen e Bashkimit Evropian për Spanjën në trajtimin e migracionit të parregullt , por thekson se nevojiten masa shtesë.

Letra u dërgua pas kalimeve masive të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut javën e kaluar, të cilat rezultuan në vdekjen e gati 100 personave.

“Në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht në lidhje me Ceutën dhe Melillën, ne mund të forcojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve dhe të përmirësojmë mbështetjen tonë teknike dhe financiare për Marokun”, thotë von der Leyen në letrën e saj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close