
BE-ja duhet të marrë në konsideratë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të blerë furnizime për ushtrinë e Ukrainës, deklaroi shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cituar nga Reuters.
“Nuk mund të ketë asnjë simbol më të fortë dhe asnjë përdorim më të mirë për ato para sesa ta bëjmë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, u shpreh zyrtarja e lartë e bllokut. Reuters ka publikuar disa detaje më shumë mbi komentet e bëra prej saj. Sipas agjensisë së njohur të lajmeve, kryetarja e KE-së e ka pohuar se se kërcënimi i luftës për Bashkimin Europian mund të mos jetë “i menjëhershëm, por nuk është i pamundur”.
“Europa duhet të përpiqet të zhvillojë dhe prodhojë gjeneratën e ardhshme të aftësive operacionale fituese të betejës,” tha von der Leyen, duke shtuar se kjo nënkupton “karikimin në maksimum të kapacitetit tonë industrial të mbrojtjes në pesë vitet ne vijim.”



