
Një trend i ri po përhapet mes Gjeneratës Z, pasi shumë të rinj po zëvendësojnë vaktet tradicionale me ushqime të shpejta dhe të vogla gjatë ditës.
Sipas një studimi të ri, rreth 41% e personave të kësaj gjenerate deklarojnë se preferojnë të konsumojnë snack-e në vend të vakteve të plota. Të dhënat tregojnë gjithashtu se Gen Z konsumon pothuajse dy herë më shumë ushqime të vogla krahasuar me brezat më të vjetër.
Ekspertët thonë se ky ndryshim lidhet me ritmin e shpejtë të jetës, oraret e ngarkuara dhe presionin ekonomik, duke bërë që ushqime si protein bars, smoothie, ushqime të ngrira dhe produkte “grab-and-go” të zëvendësojnë gjithnjë e më shumë mëngjesin, drekën dhe darkën tradicionale.
Megjithatë, ky stil i ri ushqyerjeje ka edhe anët negative. Shumë të anketuar kanë raportuar se pas këtyre vakteve të shpejta ndihen të lodhur, të fryrë ose pa energji.
Sipas rezultateve të sondazhit, momenti mesatar kur njerëzit përjetojnë rënien e energjisë gjatë ditës është rreth orës 15:06, duke ngritur pyetje mbi ndikimin e këtij zakoni në shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve.
Ndryshimi i zakoneve ushqimore të Gen Z po shihet si një nga tendencat më të mëdha të stilit modern të jetesës.



