
VMRO akuzon Qeverinë dhe ministrin Oliver Spasovski për paaftësi me menaxhimin e alarmeve për bomba.
”Pas tre muajsh raportime për bomba në shkolla, institucione, ndërtesa banimi, qendra tregtare dhe tani në aeroport, hotele dhe ambiente sportive, vetëm tani menduan të kërkonin ndihmë ndërkombëtare nga partnerët tanë. Pse kanë pritur kaq gjatë Spasovski dhe Kovaçevski? Pse nuk i shfrytëzuan me kohë të gjitha kapacitetet e brendshme dhe ndërkombëtare për t’u përballur me një kërcënim të tillë të sigurisë që përhap tension dhe frikë te qytetarët?



