LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-ja do të propozojë rezolutë për negociatat me Bullgarinë

VMRO-DPMNE-ja do të propozojë rezolutë për përcaktimin dhe mbrojtjen e pozicionit maqedonas në raport me Bullgarinë dhe jo vetëm. Sipas liderit të opozitës, Hristijan Mickoski nuk bëhet fjalë për dokument të VMRO-DPMNE-së, por për rezolutë në të cilën duhet të përfshihet edhe mendimi i universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve. Mickoski thotë se rezoluta që duhet të miratohet në Kuvend do të shërbejë në të ardhmen si pozicion bazë për cilëndo Qeveri. Sipas Mickoskit, dokumenti përmban edhe vijat e kuqe në raport me identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase.

Negociatat të zhvillohen në nivel të barabartë dhe parimorë, me obligim ndaj respektimit të drejtës ndërkombëtare, pa asnjë kushtëzim nga njëra ose pala tjetër dhe duke respektuar dinjitetin e popullit maqedonas. Të respektohet dhe njihet në vazhdimësi të gjitha rrethanat kulturore, ideologjike, gjuhësore dhe kombëtare të identitetit maqedonas – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski thotë se ndjen keqardhje pse faktorët politik në vendin tonë nuk kanë gjetur forcë për një rezolutë të tillë. Mos pranimi i saj për Mickoskin nënkupton se Zaev ka negociuar për identitetin.

Kjo rezolutë është dokument nga i cili duhet burojë konsensus kombëtar, mbrojtje kundër sulmeve dhe tendencave për manipulim dhe do të paraqet qëndrimin e përbashkët të shtetit mbi gjitha çështjet e rëndësishme në të ardhmen – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas LSDM-së, Mickoski nuk gëzon kredibilitet për të propozuar rezoluta pasi ai është pengesa më e madhe e procesit integrues.

Nëse Mickoski nuk është i sigurt në identitetin e tij dhe gjuhën që e flet nuk ka nevojë të miratojë rezoluta. Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të garantuara dhe të njohura në nivel ndërkombëtar dhe nuk ka nevojë për debat mbi këto çështje, posaçërisht në Kuvend. Politikanët si Mickoski të cilët i pengojnë proceset integruese të shtetit nuk mund të ofrojnë asnjë agjendë evropiane – thonë nga LSDM-ja.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së do të dorëzohet në Kuvend javën e ardhshme. Opozita kërkon nga kreu i Kuvendit që ta vendos në rend dite ne seancën e parë të radhës. Sipas Rregullores, miratimi i rezolutave bëhet përmes formës së leximit dytë të ligjeve, ku detyrimisht parashikohet diskutim i përgjithshëm.

Adrian Kerimi

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close