LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, është ndërprerë përsëri seanca ku në rend dite ishte propozim ligji për nënshtetësi

Seanca e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, ku në rend dite ka qenë propozim ligji për nënshtetësi, sot është ndërprerë përsëri. Pas diskutimi i cili zgjati pothuajse një orë, kryesisht me fjalime procedurale, kryetari i komisionit parlamentar, Mile Talevski ndërpreu seancën, me arsyetimin se nuk janë krijuar kushte të rregullores për vazhdim të punës, transmeton Portalb.mk.

Deputetët e pozitës dhe të opozitës mbi një orë diskutuan mes vete për atë nëse është precedent caktimi i seancës së këtij komisionit, kur në komisionin parlamentar për financa, ndërsa për të cilin sot nuk ka të caktuar seancë, diskutohet për rishikimin e buxhetit.

Deputetët e VMRO – DPMNE-së, kërkuar që të ndërpritet seanca e komisionit për mbrojtje dhe siguri që të munden të gjithë deputetët që janë anëtarë edhe të komisionit për financa të marrin pjesë në rishikimin e buxhetit. Deputetët e opozitës kërkuan që në debat publik të thirren ekspertë të kësaj fushe, përfaqësues qeveritar që të elaborojë propozim ligjin dhe përfaqësues të MPB, ndërsa vlerësojnë se ky ligj nuk mund të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Sipas deputetët së VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanoska Davkova, nevojitet që propozim ligji për nënshtetësi duhet të rishqyrtohet dhe t’i ashpërsoj politikat për ndarjen e nënshtetësisë.

“Nënshtetësia nuk është çështje e sigurisë edhe pse pas mbi 200 pasaportave të kriminelëve më të njohur, merr dimension të një çështje shumë të rëndësishme të sigurisë. Prita të kyçet edhe komisioni për sistem politik”, tha mes tjerash ajo.

Deputeti Goran Misoski, në diskutim procedural mes tjerash, theksoi se në përvojën e tij mbi 15 vjeçare në Kuvend, nuk ka pasur asnjë problem dhe është punuar normal, paralelisht përderisa është mbajtur seanca e Komisionit për financa dhe buxhet, janë mbajtur seanca edhe të komisioneve të tjera parlamentare.

Propozimi fillestar për ligjin për nënshtetësi i dorëzuar nga opozita shqiptare ishte bllokuar në komisionin amë me qindra amendamente të dorëzuara nga VMRO – DPMNE dhe “E majta”. Pas kësaj edhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë. Kjo solli në bllokim të punës së Kuvendit. Pas krijimit të kësaj situate, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me ligjin për nënshtetësi, të cilat rezultuan me marrëveshje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close