LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE zgjodhi Zhaklina Peshevskën për kryetare të Unionit të Grave

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së zgjodhi Zhaklina Peshevskën për kryetare të Unionit të Grave në seancën e djeshme, njoftojnë nga kjo partia.

Peshevska, thuhet në kumtesë, është deputete aktuale e Kuvendit dhe vjen nga KK i VMRO-DPMNE-së në Gazi Babë, ndërsa para se të zgjidhej kryetare e Unionit të Grave ajo ishte anëtare e KE të Unionit të Grave.

Në seancën e djeshme të Komitetit, ajo gjithashtu mori vendim për të shpallur thirrje publike për kandidim të kryetarëve të KK-së në Nagoriçan i Vjetër, Pehçevë, Probishtip, Rankovcë, Gjevgjeli, Negotinë, Novaci, Resnjë, Strugë, Kërçovë, Qendër Zhupë, Dibër, Gostivar, Tearcë, Bërvenicë, Bogovinë dhe Manastir.

Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të partisë, nga VMRO-DPMNE thonë se procesi i ristrukturimit dhe reformave të brendshme do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close