LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Shëndetësia publike është në kolaps

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas kësaj partie, është e qartë se Filipçe dhe Komisioni për Sëmundje Infektive nuk e dijnë se në cilin drejtim lëviz Maqedonia në lidhje me pandeminë.

“Në fillim të pandemisë Venko Filipçe prognozoi numrin që tashmë është kaluar dhe shteti ka hyrë në një kolaps të madh shëndetësor. Për situatën e keqe në shëndetësinë publike flet fakti që disa infektolog dhe motra medicinale e kanë lëshuar vendin e punës”, thonë nga VMRO-DPMNE .

Ndryshe, dje sërish u regjistrua numër i lartë i të infektuarve të rinj me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar në 21.113.

Related Articles

Back to top button
Close
Close