
Përballë paralajmërimeve dhe skenarëve të zinj të LSDM‑së, çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon, inflacioni ra në 2,3%, ndërsa borxhi publik dhe shtetëror po zvogëlohen, reagojnë nga VMRO‑DPMNE përmes një komunikate me shkrim pas konferencës për shtyp të Jovanka Trençevska.
Nga partia në pushtet theksojnë se opozita vazhdimisht shpërndan skenarë apokaliptikë me qëllim të krijimit të mosbesimit dhe frikës te qytetarët.
„Kur LSD nuk ka çfarë të thotë, ja i gjejnë dikë që të dalë në konferencë për shtyp për të frikësuar popullin dhe për të shpërndarë skenarë apokaliptikë. Që prej rreth dy vitesh kur VMRO‑DPMNE erdhi në pushtet, flisnin se shteti do të falimentonte, pastaj se vetëm ende nuk kishte falimentuar, se migrantë do të vinin, se çmimet e produkteve do të shtrenjtoheshin shumë. Çfarë nuk shpikën“, thuhet në komunikatë.
Nga VMRO‑DPMNE theksojnë se treguesit makroekonomikë e demantojnë opozitën, duke përmendur të dhëna konkrete për borxhin publik dhe lëvizjen e çmimeve.
„Përballë të gjitha pretendimeve të tyre, jo vetëm që shteti nuk falimentoi, por pas një periudhe të gjatë kemi ulje të borxhit publik për 20 milionë dhe të borxhit shtetëror për 40 milionë euro. Ndërkohë çmimet e produkteve vazhdimisht monitorohen dhe mbahen nën kontroll, kështu që tani inflacioni po ulet, ndryshe nga periudha e pushtetit të LSD kur thyente rekorde dyshifrore“, theksojnë nga partia.
Në lidhje me deklaratat për shtrenjtimin e produkteve dhe inflacionin, VMRO‑DPMNE i referohet të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave.
„E, sot ja përsëri LSD që e dërgoi Jovanka Trençevskën për të frikësuar popullin, për të mbjellë mosbesim te qytetarët dhe përsëri për të paralajmëruar se çmimet do të rriteshin. Ndërsa ata flasin se çmimet do të rriten, realiteti është krejt ndryshe dhe këtë e konfirmojnë të gjitha institucionet kompetente dhe çmimet në markete. Kështu, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për muajin korrik konfirmuan se inflacioni në nivel vjetor u ul ndjeshëm dhe arrin në 2,3%“, qëndron në reagim.
Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës dhe kritikave për bujqësinë, nga partia në pushtet theksojnë se çmimi i derivateve varet nga bursat globale, por megjithatë është ndër më të ulëtat në rajon.
„Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës, i kujtojmë LSD se ato janë produkte bursash, por megjithatë, falë masave të ndërmarra nga Qeveria, Maqedonia mbetet me çmime më të ulëta në rajon. Dhe, nëse LSD dhe Trençevska kanë vërejtje për çmimet dhe blerjen e specit, u themi të drejtohen te klani Zaev, që ka fabrikën më të madhe për prodhimin e ajvarit“, thuhet në komunikatë.
Në fund, nga VMRO‑DPMNE përsërisin se të gjithë treguesit ekonomikë tregojnë stabilitet përballë pretendimeve të opozitës.
„Kështu që, përballë paralajmërimeve dhe skenarëve të zinj të LSD për falimentimin e shtetit dhe për rritjen e çmimeve, inflacioni ra në 2,3%, borxhi publik dhe shtetëror po zvogëlohen, ndërsa çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon“, përfundojnë nga partia në pushtet.



