
Nënkryetari i VMRO-DPMNE -së, Alaksandar Nikollovski në press konferencën e sotme publikoi informacione të reja me të cilët dipsonon partia në lidhje me aferën e dhënies së pasaportave maqedonase personave të dyshuar për krim jashtë vendit. Sipas asaj që konfirmon ai, me pasaporta janë paisur edhe udhëheqësi i narkokartelit të Shqipërisë dhe parapagues i klanit të Kovaçkit i cilit tentoi të kryej vrasje në Ukrainë.
“MPB në procedurë të regullt më 17 Maj 2019 ika lëshuar pasaportë maqedonase me numër C1265083 shefit të narkoklanit nga Shqipëria, Florijan Muasaj, me identitet të vjedhur Naum Filo, i lindur më 22.Janar 1986. Musaj është bërë i njohur në vitin 2018 kur kundër narkokartelit të tij në bashkëpunm ndërkombëtarë përmes bashkëpunimit policorë në Gjermani, Itali, Holandë dhe Shqipëri u zbuluan 91kg në vlerë prej 20milion euro dhe një strukturë e madhe dilerësh në gjithë këto shtete. Sipas informacioneve që kemi, pas marjes së pasaportës maqedonase në 2019, Musaj pa pengesa ka udhëtuar në më shumë shtete Europiane, që në nëntorë 2019 të arij në Amerikën e Jugut, tha Alaksandar Nikollovski, përcjellë TOP24/.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, tha se indikacioni i dytë që kanë është se pasaportë ka poseduar edhe Stefan Xhukiq, i dyshuar për tentim vrasje të njërit nga udhëheqësit e të ashtuquajturit Klani Kovaçki.
” Tentimi për vrasje ka ndodhur në Kiev, Ukrainë, a emri i Radovoje Zvicer. Stefan Xhukiq kishte pasaportë maqedonase në emër të Kaçe Kerçi. Njeri që mediat e kanë përshkruar si vrasës me pagesë nga klani i Kovakçit i cili ka edhe pasaportë maqedonase të lëshuar nga MPB”, tha Nikollovski.
Ai në presskonferencën e sotme i përmendi edhe Jovan Vukotiq dhe Sedat Peker, për të cilët mbrëmë foli Hristjan Mickovski, për të cilën pyeti se përse shteti ka heshtur deri tani për këtë aferë, deri sa VMRO-DPMNE e shpalosi.
Pse kur Jovan Vukotiq, ishte dënuar në Beograd për pasaportë maqedonase me identitet të rejshëm, MPB nuk reagoi? Si mundet që Sedat Peker, i cili sipas MPB-së ka qenë i depërtuar, katër ditë më vonë pas depërtimit të fotografohet në stacionin policorë në Shkup, për letërnjoftim dhe pasaportë? Pse askush nga MPB nu ka lëshuar fletarest për asnjë nga këta bossat e mafias dhe pse bien vetëm peshqit e vegjël me qëllim për ti mbrojtur peshqit e mëdhenj? Përgjigja është se në krye të shtetit është mafija” tha Nikollovksi, përcjellë TOP24.
Në aksionin e mbrëmshëm u arestuan nëntë persona ndërsa njëri është në ikje. Arestimi erdhi pasi një ditë më parë VMRO-DPMNE mbajti brifing me mediat për këtë aferë.



