Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët-Alternativë, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, pritet të takohen deri në fund të javës. Kryeministri Zaev dhe krerët e dy partive shqiptare të opozitës do të diskutojnë ligjin për shtetësinë në mënyrë që të gjejnë një kompromis për të zhbllokuar punën e Kuvendit transmeton sloboedpecat përcjell TOP24.
– Këtë javë po presim takimin me Kryeministrin Zoran Zaev, për të harmonizuar qëndrimet për Ligjin për Shtetësinë. Nuk ka ende datë, por sipas asaj që tha Kryeministri Zaev, një takim midis Kryeministrit dhe liderëve të koalicionit do të mbahet të Mërkurën ose të Enjten në mënyrë që të bëjmë përpjekje për të përfunduar këtë çështje – tha deputeti i AA-A në koalicioni, Imi Aziri.TOP24



