LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Maqedonia me Zaevin, vend në të cilin pushteti pasurohet

Në vend që të mendojë për luftën kundër koronavirusit dhe vazhdimin e vitit shkollor, Zaev mendon si të nxjerrë 20 milionë euro nga Eurostandard Banka.

Maqedonia me Zaevin është vend në të cilin pushteti pasurohet, ndërsa populli e paguan krimin me shëndet dhe jetë.

Maqedonia me mbi 13 mijë të infektuar dhe mbi 500 të vdekur nga epidemia me koronavirusin është pikë e zezë në Evropë dhe rekorder i zi në rajon.

Më keq nga kriza shëndetësore është epidemia nga korrupsioni dhe paaftësia e quajtur Zoran Zaev. Derisa pasurohet karteli i tij ekonomia dhe shteti po fundoset. Për shkak të punës së tyre të papërgjegjshme populli do të paguajë 7,5 për qind çmim më të lartë të rrymës. Maqedonia është vendi i vetëm në rajon ku shtrenjtohet rryma. Njëkohësisht kompanitë e sektorit energjetik, të cilat paraqesin përfitim më të ulët, i paguajnë shuma milionëshe kompanive nga Strumica. Maqedonia gjithashtu është vendi i vetëm të cilit i dështoi një bankë, një skandal i rëndë mbi 150 milionë euro, prandaj ministrja e Financave Nina Angelovska arriti ta tërheq depozitin e saj prej 250.000 eurove nga e njëjta bankë. Për fat të keq derisa Nina Angelovska dhe disa komapnit të afërta të pushtetit dhe Zaevit, 90 mijë qytetarë mbetën pa paratë e tyre për muajt e ardhshëm.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close