LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: 35 milionë denarë për rindërtimin e rrugëve

Ju nuk jeni konstruktiv dhe dëshironi ta bllokoni buxhetin me amendamente joserioze, u tha kryetarja Danela Arsovska këshilltarëve nga VMRO-DPMNE në debatin për Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2023. Këshilltarët e VMRO-DPMNE propozuan amendament për rindërtimin dhe ndërtimin e rrugëve në komunat e Shkupit, për të cilat, duhet të sigurohen 35 milionë denarë.

“Praktikisht, me këtë amendament, mjetet rishpërndahen me qëllim të ndarjes së tyre të dedikuar për realizim cilësor, me kohë dhe me sukses të projekteve dhe ulje të shpenzimeve joproduktive të Qytetit të Shkupit. Konkretisht, 35 milionë denarë të planifikuar janë për shtimin e mjeteve për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve lokale me qëllim të projektimit apo realizimit të suksesshëm.”, – deklaroi këshilltarja e qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Emilia Angelova.

Arsovska: Qyteti nuk mund të zbatojë të gjitha projektet

Arsovska tha se ky amendament nuk mund të pranohet sepse është joserioz dhe për ta zbatuar nevojiten miliona euro, e jo 35 milionë denarë siç thanë ata.

“Qyteti nuk mund të zbatojë të gjitha ato që ju keni porositur këtu në një vit, këto projekte i kalojnë kapacitetet dhe buxhetin e qytetit. Qyteti nuk mund t’i realizojë të gjitha projektet. Kryetarët e komunave kanë buxhetin e tyre dhe duhet të realizojnë projekte me këtë buxhet. Qyteti do të ndihmojë, por jo gjithçka mund të bëhet. Janë pranuar 50 amendamente, por ju prapë po e parashtroni këtë lloj amendamenti me të cilin e bllokoni buxhetin.”, – u shpreh kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Edhe nga Shërbimi i Financave të Qytetit të Shkupit thanë se një ndryshim i tillë nuk mund të pranohet, sepse kërcënon zërat e tjerë në buxhet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close