LajmeMaqedoni

VLEN përsërit realizimin e premtimit për rritjen e pensionit minimal nga 180 në 300 euro

Nga Koalicioni VLEN kanë përsëritur qëndrimin se me rritjen e pensioneve prej 5 mijë denarëve brenda 8 muajve qeverisje, e kanë rritur shumën e pensionit minimal nga 180 në 300 euro.

”Nga fillimi i muajit mars pensionistët do të marrin 2.500 denarë shtesë në llogaritë e tyre. Kjo është rritja e dytë brenda tetë muajve qeverisje me 2.500 denarë. 5.000 denarë brenda periudhës sa jemi në qeverisje janë para shtesë për të gjithë pensionistët tanë. Nga 180 euro sa ishte pensioni më i ulët kur morëm qeverisjen, e kemi rritur në gati 300 euro për më pak se një vjet. Kjo është ajo që qytetarët kanë nevojë, vepra konkrete dhe jo fjalë boshe”, thuhet në komunikatën për media të Koalicionit VLEN.

Rritja e pensioneve sipas VLEN vërteton angazhimin e këtij grupimi politik për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

”Ka kaluar koha kur kemi dëgjuar vetëm premtime boshe dhe fjalë të cilat na kanë dërguar në tunel pa dalje. Nëpërkëmbja e pensionistëve dhe luajtja me dinjitetin e tyre mbetet në të kaluarën. Tani angazhimi për pensionistët do të vazhdoj tutje edhe më fuqishëm.Tani është koha e veprave konkrete dhe të prekshme për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Fokusi ynë është te përmirësimi i standardit ekonomik të familjeve tona. VLEN për pensionistët! VLEN për qytetarët”, thonë nga VLEN.

Related Articles

Back to top button
Close
Close