LajmeMaqedoniTopLajm

Vjollcë Berisha merr detyrën zëvendësministre e bujqësisë

“Sot pranova detyrën Zëvendësministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, ku isha e nderuar nga mikpritja e kolegut paraprak, z. Abdylshyqyr Abedini dhe Ministri, Ljupço Nikollovski.

Falënderoj drejtuesit dhe gjithë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët për besimin e dhënë, për çka betohem se do të punoj që mos t’i zhgënjej në asnjë moment.

Do të mundohem të punoj me nder dhe pastërti, që bashkë me kolegët në ministri të shënojmë suksese të reja për qytetarët në përgjithësi dhe për grupet që tangon ky digaster në veçanti.

Sektori ku do të bashkëudhëheq është nga degët më të rëndësishme të ekonomisë, andaj kjo sfidë e re për mua paraqet një përgjegjësi të cilën do të mundohem ta kryej edhe me më shumë përkushtim dhe kujdes.

Faleminderit dhe suksese bashkërisht!” Shkruan Berisha në facebook, përcjell Top24.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close