LajmeMaqedoniTopLajm

Vjetërsimi i lëndës së Mijallkov – Reagon Lloga: Paralajmërova Këshillin Gjyqësor, duhet masa urgjente

Ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pas parashkrimit të lëndës “Titanik 2” ku i akuzuar ishte Sasho Mijallkov, ish drejtor në DSK. Lloga thotë se kishte njoftuar Këshillin Gjyqësor për një rrezik të tillë që në fillim të mandait të tij, përcjell Klan Macedonia.

“Menjëherë pas marrjes së detyrës së Ministrit të Drejtësisë, i dërgova korrespondencë Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike më 14 mars 2023, ku paralajmërova dhe kërkova të ndërmerren masa më efektive dhe në kohë për të parandaluar situata të tilla dhe të ngjashme të vjetërsimit të lëndëve gjyqësore përmes zvarritjes së proceseve gjyqësore. Më vjen keq që u lejua të përfundonte një rast tjetër, “Titanik 2” dhe atë për të njëjtin të pandehur. Pavarësisht zotimit tim për të mos ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t’u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta”, thotë ministri Lloga.

Raste të tilla, sipas tij, nuk kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë, por përkundrazi, me dëmet që do të shkaktojnë edhe më shumë do të cenojnë besimin e qytetarëve në të gjithë sistemin./KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close