LajmeMaqedoniTopLajm

Visar Ganiu nuk harron kolosët e kombit, përurohet në Çair rruga me emrin “Remzi Hoxha”

Komunën e Çairit sot u përurua rruga me emrin e figurës emblematike, të veprimtarit, patriotit dhe biznesmenit të shquar Remzi Hoxha.

“Rruga “Çairska” mori emrin “Remzi Hoxha”, ndërsa përkujtimi i emrit të tij do të na bëjë të përkujtojmë edhe veprimtarinë e tij dhe mbi të gjitha idealet e larta të kombit tonë, për liri dhe barazi”, deklaroi me këtë rast kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu.

Remzi Hoxha dhe familja e tij janë trashëgimia e një kombi që na bëjnë krenar për veprimtarinë e tij në veçanti dhe kontributin e kësaj familje në përgjithësi.

Remzi Hoxha, kolos i kombit shqiptar

Remziu rrjedh nga një familje bujare relativisht e pasur, tradicionale shqiptare shkupjane me shumë fëmijë. Përveç në Shkup ata zejen e artarit e ushtronin me mjaft sukses edhe në Ferizaj, Kaçanik, Prishtinë etj. Remziu përveç kësaj zeje e donte edhe shkollën dhe kreu studimet në Universitetin e Prishtinës drejtimin e elektroteknikës. Ai në Ferizaj ushtronte për kohë të gjatë veprimtarinë afariste, kishte dy dyqane në qendër të Ferizajt si dhe shtëpinë, po ashtu. Nga aspekti social kishte të gjitha kushtet për një jetë të qetë e të lumtur me gruan dhe fëmijët e tij.

Në vend të këtij komoditeti që e kishte nga afarizmi ai zgjodhi një rrugë tjetër për kohën, rrugën e sakrificës për lirinë kombëtare, si kusht elementar, pastaj për të ushtruar afarizëm kuptimplotë dhe të sigurt. Para angazhimit në sindikatë kishte kontakte me veprimtarë të lëvizjes ilegale dhe të burgosur politikë. Me LPRK-në, gjegjësisht veprimtarët e saj i ndihmonte pa masë.

Më 1989 ai edhe zyrtarisht aktivizohet në sindikatën e ekonomisë së vogël dhe të zejtarisë së Ferizajt në fillim e pastaj merr udhëheqjen e tërë degës sindikale në nivel të Kosovës. Angazhimin e tij këtë organizëm ai fare thjesht e arsyetonte: është vend ideal për të bërë rezistencën aktive për të shprehur humanizëm e solidaritet, si dhe përgatitje për ditë më të vështira, por që do t’i takojnë krenarisë kombëtare. Ai këtë rezistencë aktive e promovonte fillimisht në Ferizaj e pastaj edhe në qytete tjera si p.sh. mbajtja e qëndrimit për mos vendosjen e flamujve të Serbisë në objektet afariste private për festa e ndryshme, zakonisht serbe, si formë e rezistencës aktive kolektive.

Ngjashëm ishte edhe refuzimi për të vënë mbishkrimet cirilike në po ato objekte, përkundër qëndrimeve krejt të kundërta të politikës së atëhershme shqiptare në Kosovë. Gradualisht Remziu përveç degës sindikale mori në udhëheqje edhe Trupin Koordinues të sindikatave në Ferizaj dhe e shndërroi në qendër të vendosjes së rezistencës aktive politike. Ai gjatë gjithë veprimtarisë së tij jepte shembullin e vet. Në kongresin e parë të BSPK-së të mbajtur në Gjakovë më 01.07.1990 ka qenë prezent si delegat i Kongresit dhe atë në shoqëri të Eva Brendli aktivisten ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ai aktivisten e shoqëroi edhe ditën e nesërme në Kuvendin e Kosovës gjatë shpalljes së Deklaratës kushtetuese të 2 korrikut 1990

Remzi Hoxha ishte një ndër organizatorët dhe nikoqirët e ardhjes së delegacionit të parë ndërkombëtar sindikal vizitë Kosovës te Don Salajman dhe Janez Kociancic nga konfederatat e sindikatave të lira me seli në Bruksel. Ai edhe u arrestua po për këtë aktivitet për herë të parë e pastaj s’kanë pasur të ndalur arrestimet e tija e sidomos thirrja në biseda informative. Ishte organizator i grevës së 3 shtatorit për Ferizaj si dhe protestës defiluese 1 orëshe qendrës së qytetit. Ishte ideatori dhe zbatuesi praktik i themelimit të sindikatave simotra në tërë hapësirën shqiptare si nevojë e veprimit drejt lirisë kombëtare.

Do të na duhen më vonë thoshte Remziu afaristët e gjithë trevës shqiptare. Ai në Shkup mbajti takime me krerët e lëvizjes sindikale të Shqipërisë. Remzi Hoxha, veprimtar kombëtar Remziu ishte ai i cili në çdo takim zyrtar apo edhe privat përdorte shprehjen pjesa e ndarë e kombit apo e territorit shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close