LajmeMaqedoniTopLajm

Vilma Ruskovska u tkaua me kryeprokurorin e Bullgarisë, Ivan Geshev

Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit dhe preventiva dhe asgjësimi i terrorizmit, ishin në fokus të takimit të sotëm të punës në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup të Prokurores themelore publike, Vilma Ruskovska me Kryeprokurorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Geshev dhe prokurores publike dhe zëdhënëses, Sijka Mileva, të cilët ndodhen për vizitë dyditëshe në vendin tonë.

Në takim, siç informojnë nga PPRMV, mes tjerash, prokurorët e cekën edhe rëndësinë e veprimit të shpejtë në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, si dhe rolin që e njejta e ka në asgjësimin e krimit transnacional.

Ivan Geshev dhe Vilma Ruskovska, gjithashtu, e cekën edhe kënaqësinë e tyre nga bashkëpunimi i deritanishëm mes prokurorive të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpresat se i njejti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close