MaqedoniTopLajm

Arsovska: Kundër meje po bëhet fushatë e zezë

Kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE gjatë një konference sot tha se kërkon mbështetjen e qytetarëve si person pa asnjë njollë në karrierë. Sipas saj po bëhet një fushatë e zezë por ajo tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ndryshe LSDM ka nxjerrë disa dokumente ku thonë se kandidatja Arsovska ka shtetësi bullgare.

“Askush nuk meriton fushate të zezë, askush nuk meriton të jetë pjesë e montazheve, falsifikimeve dhe videove të prodhuara me qëllim që të përqeshin dikë. Kjo nuk duhet të lejohet. Askush nuk meriton që të poshtërohet dhe të ofendohet, sepse ai që e bën këtë, tregon arrogance dhe dobësi”, tha Danella Arsovska – kandidate e pavarur për Qytetin e Shkupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close