
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte protagonist i një momenti komik gjatë një aktiviteti në Las Vegas, ku ndërhyri për të ndaluar një vogëlush të largohej nga skena, përpara se të bënte edhe një batutë që shkaktoi të qeshura te të pranishmit.
Në skenë, presidenti ftoi një familje nga Las Vegasi, Sandrën dhe Bradin, së bashku me dy fëmijët e tyre. Teksa Sandra po përgatitej të fliste para të pranishmëve, djali i vogël nisi të largohej nga skena, por Trump reagoi menjëherë duke e ndalur.
Pak çaste më vonë, nëna e vogëlushit i tha presidentit se djali dëshironte t’i thoshte disa fjalë. Trump e inkurajoi, ndërsa fëmija foli fillimisht me fjalë të pakuptueshme. Me ndihmën e nënës, ai përsëriti në mikrofon: “Faleminderit për llogarinë time Trump Account.”



