
Pak minuta para se të nisë seanca konstituive e legjislaturës së 11-të, një grup qytetarësh po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë është organizuar nga Lëvizja Revolta.
Ata po kundërshtojnë dhënien e shtetësisë për serbët, që siç thonë ata s’kanë të bëjnë asgjë me Kosovën.
“Ne e konsiderojmë këtë shumë të rrezikshme për vendin”, deklaroi ai.
Pjesëmarrësit pastaj brohoritën “Publikoni numrat”.
E pastaj edhe “Publikoni ligjin.. s’ka pazare me shtetësi”.



