
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova.
Ministri Shasivari theksoi rolin e rëndësishëm të Republikës së Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht përmes aktiviteteve të Asociacionit Sllovak për Politikë të Jashtme, i cili kontribuon në zhvillimin e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian, paraqet një forum të rëndësishëm për dialog të hapur dhe transparent, për çështje që lidhen me negociatat aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përvojat nga funksionimi i suksesshëm i një mekanizmi të tillë në Sllovaki, janë njohur si praktikë e mirë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian dhe si model që kontribuon në krijimin e një konsensusi të gjerë shoqëror rreth reformave evropiane.
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Sllovakisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të procesit të integrimit evropian dhe avancimit të perspektivës evropiane të shtetit tonë.





