BotaLajmeTopLajm

Video/ Pamje tragjike nga Bangkoku, pub-i përfshihet nga flakët dhe i merr jetën 27 personave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pub në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës sipas orës lokale, duke shkaktuar të paktën 27 viktima dhe disa të plagosur.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur flakët shpërthejnë nga hyrja kryesore e lokalit, ndërsa klientët përpiqen të largohen mes panikut. Një re e dendur tymi të zi u ngrit mbi zonën, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, konfirmoi se deri tani janë regjistruar 27 viktima, ndërsa disa persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten ende të paqarta. Sipas burimeve lokale, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar plotësisht.

Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rëndohet, pasi disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se si nisi zjarri dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë në ambientet e pub-it.

Related Articles

Back to top button
Close
Close