
Më 28.08.2026, në ora 00:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.A. (23) nga rrethina e Tetovës.
Arrestimi ka ardhur pas një denoncimi nga bashkëshortja e tij jashtëmartesore, e cila ka deklaruar se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte kërcënuar me jetë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 23-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.



