LajmeMaqedoniTopLajm

Policia financiare heton procedurat për ndryshimin e pronësisë së një televizioni dhe një radioje

Drejtoria e Policisë Financiare hapi rast dhe po verifikon pretendimet për mundësin hyrje të kapitalit të dyshimtë në hapësirën mediatike maqedonase, pasi LSDM publikisht kërkoi hetim për blerjen e një televizioni dhe për, siç thotë partia, rritjen e ndikimit të grupacioneve mediatike serbe në Maqedoni.

Policia financiare po shqyrton të gjitha indiciet dhe informacionet që u paraqitën në opinion, ndërsa Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale, mbi bazën e veprimit të institucioneve, e ka ndaluar procedurën për ndryshimin e strukturës pronësore të një televizioni dhe radioje.

“Në lidhje me pretendimet e paraqitura nga LSDM për hyrje të kapitalit të dyshimtë dhe blerje të një televizioni, e informojmë opinionin se Drejtoria e Policisë Financiare po vepron mbi rastin dhe po shqyrton të gjitha indiciet dhe informacionet që u paraqitën në opinion, ndërsa AVMU mbi bazën e veprimit të institucioneve e ndaloi procedurën për ndryshimin e strukturës pronësore të një televizioni dhe radioje. Institucionet, në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, po ndërmarrin veprimet e nevojshme për përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante. Apelojmë të mos spekulohet dhe të mos dezinformohet opinioni me informacione të paprovuara dhe të pavërteta. Institucionet kompetente veprojnë profesionalisht dhe në përputhje me ligjin, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe interesave të qytetarëve” – thuhet në reagimin e Policisë Financiare.

Reagimi pason pasi LSDM kërkoi të hetohet, siç e quajti, “hyrja e makinerisë mediatike serbe në Maqedoni”. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, më parë kishte pohuar se përmes disa strukturave mediatike dhe afariste po krijohet hapësirë për rritje të ndikimit mediatik serb dhe kërkoi që institucionet të verifikojnë nëse gjatë ndryshimeve të pronësisë dhe veprimtarisë së kompanive të huaja mediatike respektohen ligjet maqedonase.

LSDM i lidhi dyshimet e veta edhe me hyrjen e kapitalit serb në sektorin bankar, duke pohuar se duhet të verifikohet origjina dhe lëvizja e parave, si dhe lidhja eventuale me investimet mediatike.

Nga institucionet për momentin nuk jepen më shumë detaje për rastin e Policisë Financiare, as për atë se cili konkretisht televizion dhe radio janë të përfshirë në procedurën e ndaluar nga AVMU. Hetimi duhet të tregojë nëse ka bazë për dyshimet që u paraqitën në opinion. përcjell Zhurnal.mk .

Related Articles

Back to top button
Close
Close