BotaLajmeTeknologji

VIDEO/ Inteligjenca Artificiale “pushton” edhe Asamblenë Legjislative, gafa e politikanit kanadez që u bë virale në rrjet

Një moment i pazakontë u regjistrua në Asamblenë Legjislative të New Brunswick në Kanada, kur politikani Bill Oliver lexoi pa dashje një udhëzim të gjeneruar nga inteligjenca artificiale gjatë një fjalimi zyrtar.

Teksa fliste për rreziqet e krijimit të një zyre për avokatët e konsumatorëve të energjisë, Oliver papritur lexoi edhe një pjesë që dukej qartë se ishte një udhëzim për redaktimin e tekstit nga një sistem i inteligjencës artificiale.

“Ja një version më i rrjedhshëm natyrshëm i asaj pjese që lexohet si një fjalim legjislativ dhe jo si një seri pikash të shkurtra”, tha ai, duke e lexuar fjalë për fjalë tekstin.

Pavarësisht gafës, Bill Oliver vijoi fjalimin me qetësi, pa reaguar ndaj gabimit dhe pa e korrigjuar atë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Incidenti u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e komentuan me humor, duke e cilësuar si një shembull të përdorimit gjithnjë e më të përhapur të inteligjencës artificiale në përgatitjen e fjalimeve dhe dokumenteve zyrtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close