LajmeSport

UEFA ia beson holandezëve “ëndrrën” e madhe të Egnatias

Përballë NK Celjes, Egnatia i ka të qarta idetë se për misionin kualifikim duhet të pajisen me motivimin e duhur për të dhënë gjithçka në fushë, në mënyrë që “bileta” e turit pasardhës të jetë e garantuar.

Për sfidën që do të luhet në Slloveni, UEFA ka zgjedhur një trup arbitrash holandez.

Kryesor është përcaktuar Joey Kooji, që do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Dyon Fikkert dhe Murat Kucukerbir.

Arbitër i katërt është emëruar Robin Hensgens, teksa në dhomën e sistemit VAR do të monitorojë Jeroen Manschoot. Në AVAR, është Richard Martens.

Related Articles

Back to top button
Close
Close