
Një familje nga Serbia është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën “Miqësia”, në rrugën lidhëse me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Automjeti “Nissan” doli nga rruga, u përplas me gardhin metalik dhe u përmbys.
Shoferi 33-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 26-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa fëmija i tyre dyvjeçar ka pësuar lëndime. Të tre u transportuan në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”.



