LajmeMaqedoni

Vetura figuronte në Interpol se është e vjedhur, gjermani arrestohet në Kufirin e Bllacës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Kufirin e Bllacës është arrestuar një shtetas i Gjermanisë, pasi dyshohet se po ngiste automjet me targa të Zvicër e që në Interpol figuronte si e vjedhur, njofton Top24

“Më 08.08.2025, në orën 19:10, në Vendkalimin kufitar Bllacë, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria E.M. (31) nga Republika Federale e Gjermanisë, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se automjeti “BMW” me targa nacionale zvicerane, që ai drejtonte, figuron në bazën e të dhënave të Interpolit si i vjedhur. Personi është dorëzuar te nëpunësit policorë të Stacionit Policor të Çairit për procedurë të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close