
Një zjarr ka shpërthyer në një shtyllë elektrike në Çair.
Pasi ekipet dolën në terren dhe bënë shuarjen e zjarrit, u konstatua më pas se zjarri ka ardhur si pasojë e mbingarkesës nga kyçjet ilegale.
“Më 08.08.2025, në orën 19:20, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Çairit në Shkup ka ndodhur një zjarr në një shtyllë elektrike pronë e EVN Maqedoni dhe në një shtëpi pronë e S.K. (63) nga Shkupi. Zjarri u shua nga Brigada e zjarrfikësve Shkup, dhe nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga EVN ka dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se me kabllon që shkaktoi zjarrin është kryer vjedhje e energjisë elektrike. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



