
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur për takimin e 4 shtatorit në Washington, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se Qeveria Hoti nuk është legjitime, andaj ka kërkuar mbajtje të zgjedhjeve.
Konjufca tha se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet, është legjitime dhe mund të flas me Serbinë.
Konjufca ka akuzuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
”Nga ministri Zemaj janë licencuar laboratorë për testim të Covid-19, që s’janë as të regjistruar fare në ARBK”, tha ai.
Ai ka konsideron se gjendja me pandeminë është menaxhur tepër keq.
Konjufca tha se VV po bën thirrje që të ndalet nënshkrimi i marrëveshjes para se të bëhet vonë.
”Kjo qeveria ia ka vjedhur legjitimitetin fituesit të zgjedhjeve- Vetëvendosjes”, tha ai, raporton Gazeta Blic.