
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare nga zgjedhjet e 7 qershorit, ku deri më tani janë numëruar 94.44 për qind e kutive të votimit.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 43.20 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.27 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.76 për qind dhe Aleanca me 7.09 për qind.
Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje po regjistron një rënie të konsiderueshme në numrin e votave, raporton Klankosova.tv
Bazuar në rezultatet aktuale, pa përfshirë votat e diasporës, LVV-ja ka siguruar 288 mijë e 861 vota.
Në zgjedhjet e kaluara, me numërimin e votave nga diaspora, kjo parti kishte marrë 478 mijë e 77 vota.
Kjo nënkupton se Vetëvendosje ka aktualisht rreth 189 mijë vota më pak krahasuar me ciklin e kaluar zgjedhor, edhe pse akoma s’janë numëruar votat e mërgimtarëve. /Klankosova.tv



